Të shtëna me armë zjarri në Koplik të Shqipërisë, plagoset një 32-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Koplik të Shqipërisë, plagoset një 32-vjeçar

Kronika February 29, 2024 - 23:51

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në Koplik të Shqipërisë, nga ku ka mbetur i plagosur një person i moshës 32-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, shkruan TCh.

“Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik”.

“32-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.