Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmë në Korçë

Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmë në Korçë

Kronika February 29, 2024 - 17:26

Mbrëmë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në Korçë, ku policia ka bërë të ditur se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkaqe pronësie.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë folur edhe disa banorë që jetojnë në afërsi të vendit ku kishte ndodhur vrasja.

“Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjarre dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”, tha një banor i zonës.

“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat”, tha një fqinjë tjetër.