Digjet një veturë në Leposaviq, dëmtohen edhe dy të tjera
Një veturë me targa serbe është djegur të enjten rreth orës 4:00 të mëngjesit në Leposaviq dhe për pasojë e këtij zjarri edhe dy vetura të tjera janë dëmtuar.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e veriut, Veton Elshani, ku sipas tij deri tani nuk ka persona të arrestuar dhe nuk dihen motivet.
“Më 29.02.2024, rreth orës 4:00, kemi pranuar informatë se në Leposaviq ishte duke u djegur vetura ‘Toyota’ e bardhë me targa serbe RA. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i patrullës së bashku me zjarrfikësit, të cilët kanë kryer shqimin e vendin e ngjarjes. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është kuptuar se dëme të vogla materiale kishin pësuar edhe dy vetura të tjera që kishin qenë afër kësaj veture që është djegur. Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimet e tij iniciohet rasti si ‘Zjarrvënie’, ndërsa nuk kemi të arrestuar dhe nuk kemi ndonjë motiv për momentin”, ka thënë Elshani.