Tremujori i vrasjes së Liridonës, vëllai i saj: Shpresoj që rasti të gjykohet shpejt dhe pa gabime
Foto: Laura Hasani

Tremujori i vrasjes së Liridonës, vëllai i saj: Shpresoj që rasti të gjykohet shpejt dhe pa gabime

Kronika February 29, 2024 - 12:45

Sot janë bërë tre muaj nga vrasja e Liridona Ademajt.

Vëllai i saj, Leonard Ademaj, përmes në postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se dhimbja sa vjen e shtohet dhe se familjen e tij e mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.

Postimi i plotë:

Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonen tonë.

Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.

Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht.

Ne bashkëndjejme me të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Shpresojmë që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejtë dhe pa gabime.

Vrasësit e grave e kanë vendin në burg, të mbyllur dhe larg syrit të publikut.