Një person goditet me sëpatë në kokë në Pejë, arrestohet i dyshuari
Foto: Laura Hasani

Një person goditet me sëpatë në kokë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Kronika February 29, 2024 - 11:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është goditur më sëpatë në kokë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Tutje, Policia bën me dije se është arrestuar i dyshuari në lidhje me këtë ngjarje.

“Pas një pune intensive të hetuesve, më 28 02.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari I. I., i lindur më 1983. Pas intervistimit të të dyshuarit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.