Kërcënoi një person përmes telefonit për të mos dëshmuar në gjykatë, arrestohet i mituri në Prishtinë
Foto: Zëri / Ilustrim

Kërcënoi një person përmes telefonit për të mos dëshmuar në gjykatë, arrestohet i mituri në Prishtinë

Kronika February 29, 2024 - 09:48

Një i mitur është arrestuar në Prishtinë, pasi përmes telefonit ka kanosur një person të mos dëshmojë në gjykatë lidhur me një rast të mëhershëm.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 16 shkurt 2024.

“Prishtinë, 16.02.2024 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar - i mitur, për shkak se përmes telefonit ka kanosur të dëmtuarin mashkull kosovar që të mos dëshmojë në gjykatë lidhur me një rast të mëhershëm”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Frikësim gjatë procedurës penale”.