Policia jep detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Korçë

Policia jep detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Korçë

Kronika February 28, 2024 - 21:37

Policia e Korçës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi sonte.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se janë duke i shikuar edhe kamerat e sigurisë për të marrë me shumë detaje.

“I dyshuar i krimit pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj  40-vjeçarit, dyshohet se ka vrarë veten me armën e krimit.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë”.

“Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.