
Arrestohet një 32-vjeçar i dënuar për grabitje
Kronika
February 28, 2024 - 16:55
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dënuar për grabitje.
32-vjeçari është arrestuar nga njësitet e stacionit policor në Podujevë.
“A. M, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim ( 3 vite e 6 muaj) , për veprën Grabitje.”
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.