Dogana dhe Policia parandalojnë një rast të kontrabandës në Jarinje
Oficerët Doganor në bashkëpunim Policinë e Kosovës, gjatë një kontrolli rutinë, parandaluan tentim kontrabandimi e mallrave përmes autobusit në pikëkalimin kufitar të jarinjës.
Sipas njoftimit të Doganës, thuhet se në momentin e hyrjes së një autobusi të linjës Serbi-Kosovë, i cili kishte si destinacion Kosovën, u zbuluan mallra të fshehura në një nga hapësirat e tij. mallrat e zbuluara, të cilat ishin të pa deklaruara, përfshinin: produkte ushqimore, mbathje sportive, si dhe produkte tjera tekstili, raporton Zeri.info.
"Vlera totale e mallit që ka tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës është 4,793.48€. Autobusi është dërguar në terminalin doganore të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e stafit doganor dhe policor për një kontroll të hollësishëm. Mallrat e pa deklaruara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri