Kërcënuan ushtarët e KFOR-it italian, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit
Foto: Laura Hasani

Kërcënuan ushtarët e KFOR-it italian, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

Kronika February 28, 2024 - 16:01

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj kundër të pandehurve A.K dhe I.H, për shkak se kishin kanosur dhe ofenduar pjesëtarët e KFOR-it italian në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.

Sipas njoftimit të gjykatës thuhet se rasti në fjalë ka ndodhur më 26 shkurt të këtij viti në një kafiteri në Lubiqevë, raporton Zeri.info.

“Të dyshuarit kishin ofenduar dhe pastaj kishin  kanosur seriozisht pjesëtarët e KFOR-it Italian se do ti vrasin, e të cilët janë në mision paqeruajtës në Kosovë me mandat të OKB-së  dhe duke marr për bazë  faktin se vepra penale për të cilën dyshohen  ka ndodhur ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët veprojnë në Kosovë për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, andaj ekziston rreziku real se me qëndrimin e tyre në liri, të njëjtit mund të përsërisin veprën penale apo të përfundojnë veprën e kanosur dhe sipas vlerësimit të gjykatës caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurve në këtë fazë të procedurës penale është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zbatim me sukses dhe efektiv të kësaj procedure penale dhe sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi të gjykatës, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë. /Zëri