Mungon Fitore Pacolli, dështon seanca gjyqësore ndaj Sveçlës e tre deputetëve të LVV-së
Foto: Laura Hasani

Mungon Fitore Pacolli, dështon seanca gjyqësore ndaj Sveçlës e tre deputetëve të LVV-së

Kronika February 28, 2024 - 10:12

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore kundër ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla e deputetëve të Vetëvendosjes (LVV), Salih Zyba, Drita Millaku dhe Fitore Pacolli.

Seanca është shtyrë për 1 mars, pasi ka munguar deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli.

Sveçla, bashkë me deputetët Fitore Pacolli, Drita Millaku dhe Salih Zyba, akuzohen se hodhën gaz lotsjellës në seancën e 21 marsit të vitit 2018.

Sipas aktakuzës, Sveçla dhe të tjerët më 21 mars të po të njëjtit vit, rreth orës 12:10, deri në orën 15:40, në sallën e Kuvendit, kishin ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, duke pamundësuar vazhdimin e seancës plenare. /Dukagjini