Burri që u gjet i vdekur në Gjilan në xhep kishte rreth 80 mijë franga dhe tre telefona celularë

Burri që u gjet i vdekur në Gjilan në xhep kishte rreth 80 mijë franga dhe tre telefona celularë

Kronika February 27, 2024 - 21:26

Një burrë u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese.

Rasti ka ndodhur në rrugën Kamenicë të Gjilanit.

Mësohet nga burimet se viktimës iu gjetën rreth 80 mijë franga apo ( 83 mijë e 873.68 euro) dhe tre telefona celularë.

Bëhet e ditur se tashmë i ndjeri ishte shpallur i zhdukur nga fillimi i janarit. /klankosova