
Një person gjendet i vdekur në bodrumin e një ashensori në Gjilan
Kronika
February 27, 2024 - 16:57
Një person është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:37, në rrugën Gjilan – Kamenicë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Prokurori i shetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, tha ai.
Mësohet se viktima ishte shpallur i zhdukur që një kohë.
Dyshohet se vdekja ishte aksidentale. /klankosova