Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarës për “shpërdorim pasurie”
Foto: PK

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarës për “shpërdorim pasurie”

Kronika February 27, 2024 - 15:58

Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të një të gruaje e cila dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Përmes publikimit, Policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e të dyshuarës, transmeton Zeri.info.

“Kërkesë për bashkëpunim - identifikim të personit të dyshuar. Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e Policisë. /Zëri