Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë
Foto: Zëri / Ilustrim

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

Kronika February 27, 2024 - 15:03

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku, që ka ndodhur sot në fshatin Frashër, në rrugën rajonale Mitrovicë – Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40.

“Rreth orës 12:40 është raportuar për një aksident trafiku, i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë - Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor”, konfirmoi ai për Telegrafin.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre ishte me fatalitet.