Rrëmbehet dhe dërgohet në një mal afër Prishtinës, pas disa orësh viktima paraqitet në Polici

Rrëmbehet dhe dërgohet në një mal afër Prishtinës, pas disa orësh viktima paraqitet në Polici

Kronika February 27, 2024 - 08:37

Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën, në rrugën “Fadil Vata”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin.

“Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor. Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur nuk raportohet për të arrestuar.