U përfshi në së paku 10 raste vjedhjesh të rënda, arrestohet gjilanasi
Foto: Zëri / Ilustrim

U përfshi në së paku 10 raste vjedhjesh të rënda, arrestohet gjilanasi

Kronika February 27, 2024 - 08:30

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet për të paktën 10 raste të rënda të vjedhjeve.

I dyshuari është D.M., 1982 dhe i njëjti është ndaluar në mbajtje 48 orë.

“Më 26.02.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan, pas një pune të shpejtë operative hetimore, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tij është bërë pasi janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë (10) raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, të ndodhura në qytetin e Gjilanit. I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.