Largohet trupi i pajetë i të aksidentuarit para Ministrisë së Arsimit
Kronika
February 26, 2024 - 14:34
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.
Një veturë dyshohet se i ka rënë semaforit dhe i njëjti pastaj ka goditur një qytetar, i cili nga plagët e marra ka vdekur në vendin e ngjarjes, raporton gazeta10.
Pasi kanë konstatuar vdekjen e viktimës, në vend të ngjarjes janë shfaqur edhe ekipet e Forenzikës, të cilat kanë larguar trupin e pajetë të viktimës.