Aksident i rëndë në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur

Aksident i rëndë në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur

Kronika February 26, 2024 - 13:47

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Një veturë dyshohet se i ka rënë semaforit dhe i njëjti pastaj ka goditur një qytetar, i cili sipas dëshmitarëve thuhet se ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe emergjenca. Zona ku ka ndodhur aksidenti është siguruar nga policia.

Zeri.info ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por akoma nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Image