Detaje të reja nga vrasja në Durrës, djali ishte konfrontuar me babanë para se ta vriste

Detaje të reja nga vrasja në Durrës, djali ishte konfrontuar me babanë para se ta vriste

Kronika February 25, 2024 - 17:26

Sipas dosjes hetimore, i ndjeri Pëllumb Metaj para se të vritej nga djali i tij, Hysen Metaj, ata ishin konfrontuar.

Ky detaj është zbuluar gjatë deklarimeve të vajzës së viktimës, 19-vjeçares, Hygerta Meta, por që është pranuar dhe nga vetë autori, i cili ndër të tjera shton se debatet dhe konfliktet me të atin ishin të shumta.

Në dosje del dhe mënyra se si fëmijët mes të cilëve dhe djali i vogël, Amarildo tentuan të fshehin ngjarjen.

“Pasi e vrau Hyseni ka dalë nga banesa duke e lënë kufomën aty. E kam mbështjellë kufomën me plastmas të zi dhe e kam lënë në divan. Në mbrëmje dy vëllezërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe me armën dhe gëzhojat. Të nesërmen kam parë që tek kasollja ishte lëvizur dheu dhe kam mësuar se aty ishte varrosur kufoma. Vendit përsipër i kam hedhur disa pllaka betoni dhe kashtë që mos dukej vendi i gërmuar nëse vinte për kontroll policia. Kemi biseduar me njëri-tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia unë do merrja autorësinë e ngjarjes. Pas kësaj mami ka pastruar dhomën si dhe divanin ku ishte shtrirë babai, dhe divanin e kemi ngjitur në katin e dytë”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Mes veprimeve të kryera nga policia, ka qenë dhe marrja në pyetje e familjes së djalit që Hygerta pretendonte se nxitej nga i ati i saj për tu fejuar, raporton tv klan.

Ata kanë rrëfyer para policisë se e dëshironin një krushqi të tillë, por viktima ja kishte bërë të qartë se vajza do vazhdonte shkollën dhe s’kishte plane për t’u fejuar.

Tre fëmijët e 50-vjeçarit pritet të njihen të hënën me masën e sigurisë nga Gjykata e Durrësit.