Dogana kontrollon 11 biznese, dyshohen për pirateri dhe produkte false
Foto: Laura Hasani

Dogana kontrollon 11 biznese, dyshohen për pirateri dhe produkte false

Kronika February 22, 2024 - 15:09

Dogana e Kosovës ka zhvilluar 11 kontrolle në 11 biznese, që dyshohen për mallra të falsifikuara dhe pirateri.

Lidhur me këtë aksion detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi Adriatik Stavileci.

Stavileci tha se aksioni është zhvilluar në tri regjione: Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.

“Si rezultat i dyshimit institucionet e kompetente në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve konform kompetencave ligjore kanë planifikuar veprimet operative në terren dhe është zbatuar Plani Operativ”, tha Stavileci.

Ai tha se në aksion janë përfshirë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në polici, dhe Inspektoratin e Tregut, janë pjesë e kësaj Task-Force.

Zëdhënësi i Doganës shtoi se aksioni është zhvilluar pas pranimit të informatave dhe punës në terren për verifikimin e tyre.