Policia jep detaje për gruan që u gjet e vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”

Policia jep detaje për gruan që u gjet e vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”

Kronika February 22, 2024 - 08:59

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku u gjet e vdekur një femër.

Sipas Policisë, ajo ishte shtetase e huaj dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar vdekjen e saj.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri

Raporti i plotë:

VDEKJE E DYSHUAR

Autostrada “Arbën Xhaferi’’ / 21.02.2024 - 20:00. Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë ka hasur në një trup të pajetë të një viktime femër - shtetase e huaj. Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore.