Viktima që u gjet e vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi” është 23 vjeçe nga Ukraina
Kronika
February 21, 2024 - 23:02
Mësohen detaje të reja për vajzën që u gjet sonte pa shenja jete në auostradën “Arbër Xhaferi”. Sipas burimeve të besueshme të Expressit, bëhet fjalë për një shtetase ukrainase (emër i njohur për redaksinë), e moshës 23 vjeçe.
Policia e ka konfirmuar se e reja u gjet sonte rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë, km i 24-të.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Më urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i saj është dërguar në IML për obduksion.