Gjendet e vdekur një grua në autostradën “Arbën Xhaferi”

Gjendet e vdekur një grua në autostradën “Arbën Xhaferi”

Kronika February 21, 2024 - 22:51

Një femër, shtetase e huaja është gjetur e vdekur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Policia ka konfirmuar se viktima është gjetur e shtrirë në rrugën drejtimin Ferizaj – Prishtinë në shiritin emergjent të autostradës, ndërsa kanë nisur hetimet për rastin.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent)”. Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, ka konfirmuar Policia. /Zëri