
Zyrtari i një banke dorëzon në Polici mbi 2000 euro të falsifikuara
Kronika
February 17, 2024 - 09:19
Një zyrtarë i një banke në Prishtinë, ka dorëzuar mbi 2000 euro para të falsifikuara të cilat ishin deponuar nga persona të panjohur.
Policia ka njoftuar se monedhat janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme, transmeton Zeri.info.
“Një mashkull kosovar zyrtar në një bankë, ka raportuar se në intervale kohore të ndryshme nga person-a të panjohur janë deponuar disa monedha dhe kartëmonedha të ndryshme ( 4×50, 4×20, 5×5€, 1087 x 2€) që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e falsifikuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e policisë./Zëri