Duke mashtruar mblodhën para që ta ndihmojnë një të burgosur në Serbi, tre të arrestuar në Klinë

Duke mashtruar mblodhën para që ta ndihmojnë një të burgosur në Serbi, tre të arrestuar në Klinë

Kronika February 14, 2024 - 10:40

Policia në Klinë, dje rreth orës 08:30, është njoftuar nga ankuesi i cili ka paraqitur rastin që kishte të bënte me vepër penale “Mashtrim”, me ç’rast disa persona ne emër të vëllait të ankuesit kanë pasur për qëllim për të pranuar një shumë të hollave nga një anëtarë i një Organizate humanitare me seli në Zvicër, të cilët me herët kishin grumbulluar një shumë të parave për ta ndihmuar vëllain e ankuesit i cili është i burgosur në Serbi.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar, shtetas të Serbisë, transmeton Zeri.info.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve me të pranuar informatën në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit, të mbështetur nga njësitet tjera policore, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe kanë arritur që në një lokal në Klinë të arrestojnë në flagrancë tre persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Serbisë.

- L. A., i lindur më 1987, shtetas i Serbisë

- R. H., i lindur më 1974, shtetas i Serbisë

-I. H., i lindur më 1975, shtetas i Serbisë”, ka njoftuar Policia.

Pas intervistimit të të dyshuarve në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të Shtetit, u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Zëri