Zyrtarja e një banke në Podujevë dërgon në Polici rreth 15.000 euro false, të gjitha nga dy euro

Zyrtarja e një banke në Podujevë dërgon në Polici rreth 15.000 euro false, të gjitha nga dy euro

Kronika February 14, 2024 - 09:29

Një zyrtare e bankës në Podujevë ka dërguar në Polici hiç më pak se 7380 monedha nga 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Shuma e tyre arrin 14.760 euro, ndërsa dyshohet se ato janë deponuar gjatë 5 vjetëve të fundit, transmeton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare - zyrtare e bankës ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 €, që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankuesit, paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5-vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri