Vdes një shtetase e huaj gjatë skijimit në Brezovicë, doli nga pista dhe u përplas në një lis
Kronika
February 13, 2024 - 17:41
Një shtetase e huaja ka vdekur në Brezovicë, ku gjatë skijimit e ka humbur kontrollit dhe është goditur për një lis.
Lajmin e ka konfirmuar Ardian Grazhda nga ekipi i kërkim-shpëtimit, i cili tha se kufoma vazhdon të jetë ende në vend të ngjarjes.
“Kufoma është ende tek vendi, ku po e presim prokurorin. Ka dalë jashtë pistës, e ka humbur kontrollin dhe është goditur për një lis. Burri i saj na ka treguar se shenja jete nuk ka. Janë shtetas të huaj”, tha Grazhda për Klankosova.tv.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë, lajmi do të plotësohet.