Gjobitet me 300 euro 21-vjeçari në Ferizaj pasi tejkaloi shpejtësinë
Foto: Laura Hasani

Gjobitet me 300 euro 21-vjeçari në Ferizaj pasi tejkaloi shpejtësinë

Kronika February 13, 2024 - 14:39

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se i ka vënë gjobë një 21-vjeçarit, pasi që i njëjti me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 151 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë, ndaj 21-vjeçarit është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse, sipas Ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, si dhe heqje e patentës së shoferit, raporton Zeri.info.

“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor më 13.02.2024, në orën 03:20, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez, kanë ndaluar shoferin A.H. (M/K) i moshës 21-vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 151 km/h. Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri