Po intervistohej në Prokurori, rëndohet gjendja emocionale e njërit nga të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit
Kronika
February 13, 2024 - 13:35
Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka përfunduar intervistimi i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, në Podujevë.
E.K. para Prokurorisë është mbrojtur në heshtje, duke thënë se qëndron prapa asaj që ka deklaruar në Polici.
Avokati mbrojtës i të dyshuarit, Skender Musa, i cili tha se klienti i tij ka qenë në gjendje të rënduar emocionale edhe është i tronditur për ngjarjen që ka ndodhur.
Për këtë rast në Prokurori do të intervistohet edhe i dyshuari tjetër, po ashtu i mitur.