Prishtinasja tentoi vetëvrasjen pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj

Prishtinasja tentoi vetëvrasjen pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj

Kronika February 13, 2024 - 08:38

Një grua nga Prishtina ka përfunduar të hënën në QKUK, pasi kishte tentuar të bënte vetëvrasje.

Gruaja kishte përdorur preparate higjenike, pasi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar nga Policia, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën, bashkëshorten e tij. Viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke përdorur preparate higjienike. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri