Prizren: Dogana konfiskon tekstil të kontrabanduar në vlerë 13 mijë euro
Kronika
February 12, 2024 - 19:09
Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në Prizren kanë ndaluar një automjet transportues që barte mall pa dokumentacion e që dyshohet që është i kontrabanduar.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për tekstil-veshmbathje që kanë vlerën rreth 13 mijë euro, raporton Zeri.info.
“Këto mallra po ashtu shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale duke qenë marka të falsifikuara. Të gjitha mallrat jane konfiskuar derisa ndaj personave pergjegjes ështe inicuar procedura kundëvajtese.
Njësitet e Doganës së Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar dhe ndaluar veprimtarinë e paligjshme të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të vendit tonë”, thuhet ndër tjera. /Zëri