Lëshoi çeqe pa mbulesë, arrestohet një person
Kronika
February 12, 2024 - 18:10
Është arrestuar një person pasi dyshohet se kishte lëshuar çeqe pa mbulesë dhe kishte ndërhyrë në sisteme kompjuterike.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, derisa rasti ka të bëjë me një operacion të policisë i cili ishte zhvilluar në 14 lokacione vitin e kaluar.
“Sot më datë 12.02.2024, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar se është përfshirë në veprat penale: ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’. Personi i arrestuar sot me urdhër të Prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje prej 48 orëve për procedura të mëtejme ligjore”, ka thënë Hoxha.