Kamenicë: Një person dërgohet në QKUK, u lëndua si pasojë e zjarrit

Kamenicë: Një person dërgohet në QKUK, u lëndua si pasojë e zjarrit

Kronika February 11, 2024 - 08:47

Një burrë u lëndua si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij në fshatin Busavatë të Kamenicës.

Ai u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë, njofton policia.

“Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma. Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve”, thuhet në në njoftim.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.