Zjarri në Orikum, erërat e forta favorizojnë përhapjen e flakëve

Zjarri në Orikum, erërat e forta favorizojnë përhapjen e flakëve

Kronika February 10, 2024 - 23:05

Prej gati dy orësh zjarri ka përfshirë sipërfaqe toke në Orikum, të Vlorës.

Sipas abcnews.al, flakët janë të vështira për tu kontrolluar për shkak të erërave të forta.

Ndërkohë flakët kanë përfshirë shkurre, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në zonë dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në këtë zonë.

Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.