Gjobiten dy shoferë në Vushtrri, po bënin gara me vetura

Gjobiten dy shoferë në Vushtrri, po bënin gara me vetura

Kronika February 10, 2024 - 18:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë gjobitur dy shoferë për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Sipas Policisë, ata janë hasur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë dhe se po bënin gara sportive me vetura dhe në këtë mënyrë rrezikonin pjesëmarrësit tjerë, raporton Zeri.info.

Ndaj tyre është shqiptuar gjoba prej 150 euro dhe u është hequr nga një pikë nga patentë shoferi. /Zëri