Në person vdes në vendin e punës në Qirez të Skenderajt

Në person vdes në vendin e punës në Qirez të Skenderajt

Kronika February 10, 2024 - 15:46

Sot rreth orës 13:43 një person ka humbur jetën derisa ka qenë në vendin e tij të punës në fshatin Qirez të Skenderajt.

Zyrtari për Informim i Policisë, Avni Zahiti ka thënë se ende nuk dihet arsyeja që ka shkaktuar vdekjen e personit në fjalë.

“Bazuar në  informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një  vendpunishte  në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën. Viktima mashkull i moshës madhore! Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.