Vritet ekonomisti dhe plagoset pronari i firmës së inerteve në Kurbin të Shqipërisë

Vritet ekonomisti dhe plagoset pronari i firmës së inerteve në Kurbin të Shqipërisë

Kronika February 10, 2024 - 09:18

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Gurez të Kurbinit në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të shtune.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një firme ku përpunohen inerte. Policia thotë se viktima është 70-vjeçari Selman Mihana, ekonomist i firmës, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari Ardjan Gjeloshi 51 vjeç. Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë janë të paqarta. Në skenën e krimit kanë shkuar forca të shumta policore, ato të Sigurisë Kombëtare dhe RENEA.

Në zonë ka nsur kontroll për kapjen e autorëve të vrasjes dhe plagosjes./tvklan