Babai në Obiliq e bën për spital djalin e tij të mitur

Babai në Obiliq e bën për spital djalin e tij të mitur

Kronika February 10, 2024 - 08:34

Një mashkull i mitur ka përfunduar në QKUK, pas lëndimeve që ka marrë nga dhuna fizike që ka ushtruar babai i tij.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin në Obiliq dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-djalit të tij të mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri