Në zonën 50 km/h voziti 193 km/h, shoferit në Ferizaj i merret leja për 3 muaj

Në zonën 50 km/h voziti 193 km/h, shoferit në Ferizaj i merret leja për 3 muaj

Kronika February 09, 2024 - 20:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 19:05 në rrugën tranzitore Talinovc i Muhaxherëve - Bibaj në Ferizaj është ndaluar një shofer me inicialet V.R., 30-vjeçar për tejkalim të shpejtësisë.

Ai në zonën ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 193 km/h, raporton Zeri.info.

Ndaj të njëjtit Policia shqiptoi një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Policia ka apeluar te shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, sepse veprime të tilla rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve të komunikacionit. /Zëri

.