Kërkohet paraburgim për një mashkull në Malishevë që kreu vjedhje të rëndë

Kërkohet paraburgim për një mashkull në Malishevë që kreu vjedhje të rëndë

Kronika February 09, 2024 - 17:01

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim prej një muaji ndaj të pandehurit J.K. për veprat penale “Vjedhje e Rëndë” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas Prokurorisë, ai më 25 dhjetor të vitit të kaluar në një parking të një qendre tregtare në Malishevë ka thyer një veturë dhe nga aty ka marrë një çantë ku në të ishte një kuletë si dhe dy letërnjoftime të lëshuara nga shteti Gjerman, e një i lëshuar nga shteti i Kosovës, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se përveç kësaj J.K nga një kohë e paditur e deri me 07 shkurt të këtij viti thuher se ka qarkulluar me dokumeta të falsifikuara.

“Ato dokumente posedojnë të dhënat personale të personit të identifikuar si A.M., ndërsa fotografia e vendosur në ato dokumente është e të pandehurit J.K”, thuhet në njoftim./Zëri