Arrestohet 31-vjeçari në Kaçanik, i kërkuar nga gjykata për dhunë në familje

Arrestohet 31-vjeçari në Kaçanik, i kërkuar nga gjykata për dhunë në familje

Kronika February 09, 2024 - 13:27

Sot rreth orës 10:00 policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, A.P., i moshës 31-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Dhunë në familje’’, me dënim burgimi prej 75 ditëve, i cili pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e Policisë më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri