Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Gjilan
Foto: Laura Hasani

Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Gjilan

Kronika February 09, 2024 - 09:10

Një burrë ka njoftuar se në fshatin Budrikë e Poshtme të Gjilanit është përfshirë nga zjarri një fabrikë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 03:17, në fshatin Hodonoc të Gjilanit, raporton Zeri.info.

"Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të fikin zjarrin, sipas viktimës vlera e dëmit arrin shumën rreth gjashtë mijë (6000 €). Ankuesi deklaron se pronën e ka pasur në shfrytëzim të një personi tjetër dhe i njëjti nuk dyshon në askënd. Rasti mbetet te hetohet", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri