Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë

Kronika February 09, 2024 - 09:02

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme, në ora 19:55, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë është arrestuar një person, pasi nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë që i kishin kërkuar të ndalej dhe kishte tentuar të ikte.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), derisa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. ‘Luan Haradinaj’ – Prishtinë, 08.02.2024, 19:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi nuk u ishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, që i kishin kërkuar të ndalej dhe kishte tentuar të ikte. Gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Zëri