Arrestohet i mituri në Lipjan, dyshohet se theri me thikë dy bashkëmoshatarë
Foto: Ilustrim

Arrestohet i mituri në Lipjan, dyshohet se theri me thikë dy bashkëmoshatarë

Kronika February 09, 2024 - 08:41

Një i mitur ka therur me thikë dy viktima kosovarë, po ashtu të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, në rrugën "Avdi Kelmendi" në Lipjan, raporton Zeri.info.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar - i mitur, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar me një armë te ftohtë (thikë) dy viktimat meshkuj kosovarë, të mitur. Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK - Prishtinë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri