Edhe dy muaj paraburgim për Ilir Abdullahun, i dyshuar në rastin e vrasjes së Triumf Rizës
Foto: Laura Hasani

Edhe dy muaj paraburgim për Ilir Abdullahun, i dyshuar në rastin e vrasjes së Triumf Rizës

Kronika February 08, 2024 - 17:45

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Ilir Abdullahut, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës.

“Masa e paraburgimit të pandehurit I.A i është vazhduar nga data 03.02.2024 deri me datë 03.04.2024”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore.

Prokuroria Speciale kishte bërë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit më 2 shkurt 2024.

Më 16 korrik 2023, “Liza” ishte arrestuar pasi ishte kërkuar për 16 vjet.

Ndryshe, më 16 tetor 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte zëvendësuar Abdullahut masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë euro.  Gjykata e Apelit  më 3 nëntor 2023 e ka kthyer neë paraburgim teë dyshuarin për peërfshirje neë vrasjen e policit Triumf Riza, Ilir Abdullahu, i njohur si “Liza”.

Abdullahu deri në momentin e arrestimit të tij më 16 korrik 2023 ishte në arrati mbi 10 vite dhe ishte në kërkim edhe të INTERPOL-it.

Ndërkohë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vijon procesi gjyqësor ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitje në vrasjen e Rizës. /BetimipërDrejtësi