Vodhën pesë vetura, në pranga dy gjakovarë

Vodhën pesë vetura, në pranga dy gjakovarë

Kronika February 08, 2024 - 09:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën janë raportuar pesë raste të ndara të vjedhjeve të veturave në Gjakovë.

Për këtë janë identifikuar edhe arrestuar dy persona, që dyshohet se kanë shkaktuar vetaksident me njërën nga veturat e vjedhura dhe pastaj e kanë braktisur atë, raporton Zeri.info.

Policia bën të ditur se veturat e vjedhura kanë qenë tre “Golf II”, një “Ford Fokus” dhe një “Golf V”, që kanë qenë të parkuara, ndërsa çelësat e tyre kanë qenë brenda veturave.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar mbi dyshimin se janë të përfshirë në rastet e vjedhjes së veturave dhe me vendim të prokurori të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë edhe veprimet hetimore) janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë. /Zëri