Konfiskohen mbi një mijë euro të falsifikuara në Kosovë
Foto: Ilustrim

Konfiskohen mbi një mijë euro të falsifikuara në Kosovë

Kronika February 08, 2024 - 08:43

Tash e disa kohë në Kosovë janë duke qarkulluar monedhat false e sidomos monedha dyeuroshe.

Në raportin e Policisë shpesh ka raste kur raportohet për monedha të falsifikuara e dy raste janë raportuar gjatë 24-orëshit të kaluar, raporton Zeri.info.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku një femër, punonjëse e një banke, ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti tjetër është raportuar në Fushë-Kosovë, ku një punonjëse e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 €, si dhe 2X5 € të letrës, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar.

Policia njofton se të dyja rastet janë duke u hetuar. /Zëri