Aksident mes dy automjeteve në rrugën Gjakovë - Prizren, tre të lënduar

Aksident mes dy automjeteve në rrugën Gjakovë - Prizren, tre të lënduar

Kronika February 07, 2024 - 13:39

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë - Prizren, te vendi i quajtur “Fshati Slloven”.

Aty janë përfshirë dy automjete dhe lëndime kanë marrë tre persona, të cilët më pas janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në rrugën Gjakovë - Prizren, te vendi i quajtur ‘Fshati Slloven’, rreth orës 12:20, është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e Trafikut Rajonal është duke trajtuar rastin”.