Dogana gjen mbi 13 mijë euro të padeklaruara në veturën e një personi në Bërnjak
Foto: Laura Hasani

Dogana gjen mbi 13 mijë euro të padeklaruara në veturën e një personi në Bërnjak

Kronika February 07, 2024 - 11:24

Në mëngjesin e sotëm në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut është ndaluar një automjet, i cili kishte një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në bashkëpunim me Policinë është gjetur një shumë e madhe e parave të padeklaruara, transmeton Zeri.info.

“Pas ndaljes së automjetit nga oficerët doganorë, të cilët në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kryen kontrollin e hollësishëm të automjetit. Gjatë këtij kontrolli, në çantën e drejtuesit të mjetit u zbulua një shumë e mjeteve monetare të padeklaruara në lartësinë prej 13,350 eurove”, thuhet në njoftim.

Në përputhje më procedurat 25% e shumës do të konfiskohet, që do të thotë 3,337.50 euro.

Kjo masë është ndërmarrë kryesisht si pasojë e shkeljes së rregullave të deklarimit monetar derisa bëhet e ditur se shuma e mbetur do të verifikohet në lidhje me origjinën e parave.

“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim. /Zëri